Telegrafi

Gerrard zbarkon në Londër për të mbyllur detajet me Aston Villan

Steven Gerrard me shumë gjasa do të emërohet trajneri i ri i Aston Villas, pasi ai ka mbërritur në Londër për të finalizuar detajet e marrëveshjes.

Ish-lojtari i Liverpoolit ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm me Rangers, duke fituar titullin e Ligës Premier në Skoci sezonin e kaluar.

Tani ai pritet të bëjë një rikthim emocional në Ligën Premier me Aston Villan, ku do të emërohet në vend të Dean Smith, i cili u shkarkua gjatë fundjavës.

Një video është shpërndarë nga ‘The Ibrox Channel’ në Twitter që tregon se 41-vjeçarin ka mbërritur në Londër për më shumë bisedime mes palëve.

 

Gerrard nxori një valixhe të vogël të zezë nga treni, ndërsa mbante një kostum në dorën tjetër.

Korrespondenti i Birmingham Live’s Villa, Ashley Preece, shkroi në Twitter se marrëveshja është ” e përfunduar”.

Aston Villa ka humbur ndeshjen e tyre të pestë radhazi ndaj Southampton të  premten mbrëma dhe janë në vendin e 15-të në Ligën, vetëm dy pikë mbi zonën e rënies. /Telegrafi/