Telegrafi

Gerrard u pensionua nga futbolli, kjo është foto që tifozët e Liverpoolit nuk do të donin ta shihnin kurrë (Foto)

Steven Gerrard i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 36 vjeçare.

Mesfushori anglez që të gjithë karrierën e bëri te Liverpooli, pas një viti në SHBA vendosi të largohet nga futbolli.

Ai kishte qëndruar për 17 vite te skuadra e Liverpoolit, ku kishte fituar shumë trofe përveç atij të Ligës Premier.

Një foto është duke qarkulluar sot në ditën e tij të pensionimit kur ai ishte i vogël dhe i veshur me fanellat e Evertonit, skuadra rivale e Liverpoolit.

Ai ka pozuar para trofeve të klubit të urryer nga tifozët e Liverpoolit.

Edhe pas kësaj ai mbetet legjendë e Liverpoolit. /Telegrafi/

Kur Gerrard ishte tifoz i Evertonit