Steven Gerrard i ka dhënë fund futbollit të luajtur në moshën 36 vjeçare.
Mesfushori anglez që të gjithë karrierën e bëri te Liverpooli, pas një viti në SHBA vendosi të largohet nga futbolli.
Ai kishte qëndruar për 17 vite te skuadra e Liverpoolit, ku kishte fituar shumë trofe përveç atij të Ligës Premier.
Një foto është duke qarkulluar sot në ditën e tij të pensionimit kur ai ishte i vogël dhe i veshur me fanellat e Evertonit, skuadra rivale e Liverpoolit.
Ai ka pozuar para trofeve të klubit të urryer nga tifozët e Liverpoolit.
Edhe pas kësaj ai mbetet legjendë e Liverpoolit. /Telegrafi/