Site icon Telegrafi

Gerrard tregon arsyen se pse Griezmann nuk kaloi te Manchester United këtë afat dimëror

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard, beson se Antoine Griezmann nuk kaloi te Manchester United që në janar shkaku se kjo skuadër nuk luan në Ligën e  Kampionëve e Atetico po. 

Griezmann është pas trofeve këtë sezon me Atletico Madridin pasi që është pjesë e gjysmëfinales në Kupën e Mbretit dhe e Ligës së Kampionëve.

“Ai luan në Ligën e Kampionëve për Atletico Madridin”.

“Ai ka rast në këtë garë për këtë nuk është larguar, pasi kanë bërë mirë në vitet e fundit”.

Tashme shumë e shohin Griezmannin me fanellë të United

“Në fund ai është menduar: “Po, Manchester United është një lëvizje e mirë, por do të shkoj gjatë verës”, ka thënë Gerrard për largimin e mundshëm të Griezmann.

Çmimi i tij ndalet te 80 milionë euro, por Atletico dhe United mund të merren vesh për 105 milionë euro, afërsisht sa u pagua Paul Pogba  gjatë verës që lamë pas. /Telegrafi/

Exit mobile version