Telegrafi

Gerrard po ndërton një skuadër të frikshme me Aston Villën, shumë pranë transferimit të Dignes

Pas huazimit të Philippe Coutinhos, Aston Villa është gati ta bëjë edhe një goditje tjetër në afatin kalimtar të janarit.

Që nga ardhja e trajnerit Steven Gerrard, Villa është duke zhvilluar një futboll shumë të bukur dhe legjenda angleze synon ta ndërtojë një skuadër të frikshme.

Mbrojtësi i majtë francez, Lucas Digne është duke kompletuar kalimin te Aston Villa nga Evertoni.

28-vjeçari ka katër vite që shkëlqen te Evertoni dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave. Chelsea, Napoli, Newcastle United dhe së fundmi Aston Villa kanë shprehur interesim për të.

Aston Villa duket se ka fituar garën me skuadrat e lartë përmendura për Dignen, pasi ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurove.

Dy skuadrat janë duke diskutuar detajet e fundit para se ky transferim të kompletohet.

Për reprezentuesin francez, Villa do të jetë skuadra e gjashtë në karrierë, pasi më parë ka luajtur edhe te Lille, PSG, Roma, Barcelona dhe së fundmi Evertoni. /Telegrafi/