Pas huazimit të Philippe Coutinhos, Aston Villa është gati ta bëjë edhe një goditje tjetër në afatin kalimtar të janarit.
Që nga ardhja e trajnerit Steven Gerrard, Villa është duke zhvilluar një futboll shumë të bukur dhe legjenda angleze synon ta ndërtojë një skuadër të frikshme.
Mbrojtësi i majtë francez, Lucas Digne është duke kompletuar kalimin te Aston Villa nga Evertoni.
28-vjeçari ka katër vite që shkëlqen te Evertoni dhe ka zgjuar interesimin e shumë skuadrave. Chelsea, Napoli, Newcastle United dhe së fundmi Aston Villa kanë shprehur interesim për të.
Aston Villa duket se ka fituar garën me skuadrat e lartë përmendura për Dignen, pasi ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurove.
Dy skuadrat janë duke diskutuar detajet e fundit para se ky transferim të kompletohet.
Për reprezentuesin francez, Villa do të jetë skuadra e gjashtë në karrierë, pasi më parë ka luajtur edhe te Lille, PSG, Roma, Barcelona dhe së fundmi Evertoni. /Telegrafi/