Site icon Telegrafi

Gerrard ka një lutje për Salah, pasi egjiptianit i skadon kontrata në verë me Liverpoolin

Pas barazimit 2-2 të Liverpoolit kundër Arsenalit, Steven Gerrard shprehu shpresën e tij se Mohamed Salah do të vazhdojë kontratën e tij me klubin.

Salah, i cili mund të bëhet lojtar i lirë në fund të sezonit, vazhdon të tregojë një formë të jashtëzakonshme.

“Shpresojmë se do ta shohim Mohamed Salah te Liverpooli për disa sezone të tjerë”, tha ish-kapiteni i Liverpool për Daily Mail.

“Unë mendoj se ai është i aftë të luajë për shumë vite të tjera për shkak të formës dhe profesionalizmit të tij. Kështu që shpresoj se ai do të qëndrojë”, vazhdoi tutje Gerrard.

Tutje Gerrard shtoi se performanca e vazhdueshme e nivelit të lartë të Salah nuk është befasi.

“Njerëz si ai janë të fiksuar pas profesionit të tyre; ata kanë një nivel të lartë talenti”, deklaroi kapiteni legjendar i Liverpoolit. /Telegrafi/

Exit mobile version