Ish-kapiteni i Liverpoolit, Steven Gerrard, ka folur pak minuta para finales së Ligës së Evropës mes Liverpoolit dhe Sevillas.
Legjenda e klubit ka folur nga Los Angelos dhe i ka uruar fitore ish-klubit të tij, por edhe i ka dhënë një shpresë të madhe tifozëve për rikthimin e tij.
“Do doja të ishte duke luajtur për Jurgen Klopp. Unë e ndjek gjithmonë Liverpolin” , ka thënë Gerrard.
Para pak ditësh mesfushori anglez ka zbuluar se do të kthehet një ditë te Liverpooli, në një ose tjetrën mënyrë. /Telegrafi/