Trajneri i klubit skocez, Rangers, Steven Gerrard pranon se duhet të punojë shumë dhe të përmirësohet përpara se të konsiderojë një rikthim në Liverpool.
Gerrard ka qenë disa herë i lidhur me punën e trajnerit te Liverpooli si pasues i Kloppit dhe së fundmi ka folur rreth kësaj çështje.
“E kuptoj pse sepse isha kapiten shumë gjatë dhe një pjesë e madhe e tifozëve do të donin të kthehesha në klub. Por, para së gjithash, duhet të jesh mjaftushëm i mirë. Pronarët duhet të mendojnë se jeni njeriu i duhur”, ka thënë fillimisht Gerrard për Daily Mail.
“Le të themi që Kloppi fiton Ligën Premier, Ligën e Kampionëve dhe shkon sepse ai mendon se nuk mund të bëjë më. Ata nuk do të më zgjedhin nëse unë jam vetëm kandidati i 20-ti më i miri”.
“Nëse do të kisha mundësinë për të shkuar te Liverpooli do të doja të isha më i përgatitur. Ju nuk mund të planifikoni gjithçka sezon pas sezoni”.
“Kjo është punë brutale, por ju jeni të vetëdijshëm para se të hyni në këtë zeje. Kjo është ajo që bëra në Liverpool me të rinjtë”.
“A jam gati tani për punën e trajnerit te Liverpooli? Ndoshta jo”, përfundoi legjenda e Reds. /Telegrafi/