Steven Gerrard e ka lavdëruar për paraqitjet e tij mesfushorin kreativ të Liverpoolit, Philippe Coutinhon.
Që nga largimi i Gerrardit nga ‘Reds’, frenat e skuadrës iu dorëzuar brazilianit Coutinho, i cili vazhdimisht ka rritur nivelin e tij, duke u bërë lider i skuadrës, përcjell Telegrafi.
Paraqitjet e tij të mira i ka vlerësuar edhe ish-kapiteni i skuadrës, i cili thotë se në dy vitet e fundit ka qenë shumë i rëndësishëm për skuadrën, teksa është bërë një talent i klasit botëror.
“Philippe ka qenë shumë i rëndësishëm gjatë dy viteve të fundit”, ka thënë Gerrard për mediat angleze.
“Ai është rritur shumë dhe është bërë një talent i klasit botëror”, përfundoi legjenda e Liverpoolit. /Telegrafi/