Telegrafi

Gerrard arrin marrëveshje me Rangers, pritet zyrtarizimi si trajner i ri  

Steven Gerrard (Getty Images)

Legjenda e Liverpoolit, Steven Gerrard ka rënë dakord në një marrëveshje për tu bërë menaxher i ri i skuadrës së madhe skoceze, Rangers.

Ditëve të fundit është përfolur shumë për një kalim të legjendës angleze në krye të stolit të Rangers dhe tani si duket kanë ardhur edhe konfirmimet.

Sipas mediumit britanik Sky Sports News, Gerrard ranë dakord gjatë mbrëmjes së të enjtes për një marrëveshje me klubin skocez.

Lexo po ashtu Steven Gerrard, trajner i ri i Glasgow Rangers?

Ky medium raporton gjithashtu se anglezi ka arritur marrëveshje për një kontratë tre-vjeçare me Gers.

Tifozët e Rangers kanë filluar pritjen e Gerrardit (Getty Images)

Gerrard gjithashtu mendohet se ka zgjedhur edhe ndihmësin e tij, i cili mendohet se do të jetë Gary McAllister.

Legjenda angleze arrin si pasues i menaxherit të përkohshëm, Graeme Murty, i cili u shkarkua më parë këtë javë pasi klubi pësoi humbje 5-0 kundër rivalëve të urryer të Celticut.

Lexo po ashtu Zyrtare: Gerrard emërohet trajneri i Liverpoolit U-18

Rangers kanë luftuar për të konkurruar me Celticun gjatë viteve të fundit dhe aktualisht janë të tretët në renditjen e Premierishipit Skocez dhe 13 pikë pas Bhoys.

Ndryshe, kjo do të jetë pozita e parë menaxhuese e Gerrardit në kohë të plotë. Ai kishte shërbyer si trajner i Akademisë së Liverpool që nga prilli i vitit të kaluar. /Telegrafi/