Site icon Telegrafi

Gerovski: Votat e populistëve përsëri do të shkojnë për Gruevskin

Analisti dhe njëherit kritikuesi i ashpër i pushtetit, Branko Geroski, ka folur dhe njëherit e ka kritikuar koalicionin e mundshëm partiak të partisë së Ljubço Georgievski, OBRM-PP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Pesë vjet pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2011, e cila i referohet Ljubço Georgievski dhe OBRM – Partia Popullore, historia përsëritet. Si farsë, normale.

Pavarësisht nëse partia e Georgievskit në zgjedhjet e ardhshme do të garojë si pjesë e bllokut të djathtë opozitar, siç tha Ljubço, ose do të jetë në koalicion me OBRM-PDUKM, siç kërkon edhe Llambe Arnaudov, tashmë nga avioni shihet se votat e populistëve do të përfundojnë në llogarinë e Gruevskit.

Pyetja është nëse Gruevski do të jetë i detyruar të blejë votat e tyre në terren (si në vitin 2011) ose në negociata të drejtpërdrejta me udhëheqësinë e partisë. Në këtë kuptim, në aspektin e ekonomisë, propozimi i Llambe duket edhe më i përshtatshëm. Llubço dhe Llambe gjithmonë më kanë qenë dhe do të jenë simpatik, apo, por unë me ta politikë serioze nuk do të bëj ‘pazar’. Opozita e Bashkuar, e cila është e vendosur për t’i dhënë fund regjimit të Gruevskit, nga ai burim nuk do të pijë ujë’, ka shkruar Geroski. /Telegrafi/

Exit mobile version