Analisti dhe gazetari Branko Geroski ka befasuar me nje deklaratë për zgjedhjet e 5 qershorit dhe emrin e Maqedonisë, njofton Telegrafi Maqedoni.
”Seriozisht më shqetëson deklarata e ambasadorit të SHBA-ve Jess Baily i cili tha se është momenti i duhur për zgjedhjen e problemit me emrin e Republikës së Maqedonisë. Deklarata e Baily-t nuk është e rastësishme dhe vjen në një linjë me ndërmjetësuesin Mathew Niemetz. Nga viti 2008 kam dëgjuar deklarata nga burimet e mia të afërta me ambasadën e Amerikës se Gruevski i ka premtuar ambasadës se do ta zgjidh kontestin për emrin me Greqinë” thotë Geroski në kolumnën e tij./Telegrafi/