Organizata joqeveritare GERMIN në kuadër të projektit “Diaspora për Zhvillim Ekonomik Lokal” të mbështetur nga CARITAS-i Zviceran, po implementon programin për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora (EDP).
Qëllimi i projektit është përdorimi i potencialit profesional të diasporës për zhvillim ekonomik të komunave të Kosovës.
“Programi për Angazhimin e Profesionistëve nga Diaspora, (EDP) është një program i cili synon të sjellë profesionistë të kualifikuar të diasporës në fusha të ndryshme për të ndarë njohuritë e tyre përmes angazhimit në institucione apo biznese të Kosovës si konsulent/ekspertë në fushën përkatëse. Angazhimi profesionistëve parashihet për një periudhë kohore afat-shkurtë duke filluar nga më së paku 3 javë”, thuhet në njoftim.
GERMIN fton të gjithë profesionistët nga Diaspora Kosovare që janë të gatshëm të angazhohen në institucione lokale/qendrore, organizata të shoqërisë civile, apo biznese në Kosovë, të shprehin interesimin e tyre duke plotësuar formularin e mëposhtëm: https://bit.ly/3o11jjy. /Telegrafi/