Telegrafi

Gerard Pique mund ta bëjë Joan Laportan armikun kryesor

Gerard Pique është rikthyer të flas edhe njëherë për dëshirën e tij për të qenë presidenti i Barcelonës.

Legjenda e klubit katalunas këtë dëshirë e kishte bërë publike në vitin 2017.

“Unë nuk jam krijuar për të qenë trajner. Unë dua të jem president i Barcelonës . Kjo është ëndrra ime”, pohoi  Pique.

Lexo po ashtu Pique përkrahë ish-bashkëlojtarin e tij për pasardhës të mundshëm të Xavit: Ai është më se gati për Barcelonën

Ai është pyetur se a e ëndërron ende këtë post, e që bëri të ditur se vazhdon ta ketë atë synim, por jo tani për tani.

“Nuk e përjashtoj, por nuk e kam në kokë tani. Është shumë sakrifice, ju vendosni gjithçka për të mirën e klubit pa përfitim financiar. Unë do ta konsideroja vetëm për shkak të lidhjes sepse unë ndjej se i detyrohem shumë klubit”, deklaroi 36-vjeçari për Diario Sport.

Ka ende shumë kohë që Pique të vendosë nëse dëshiron të pasojë Joan Laportan, pasi zgjedhjet e ardhshme presidenciale do të mbahen vetëm në vitin 2027. /Telegrafi/