Site icon Telegrafi

Gerard Pique gabimisht zbulon në Twitch se Bojan Krkic po pensionohet nga futbolli

Gerard Pique nuk është kurrë larg vëmendjes së mediave, dhe së fundmi ka bërë një paralajmërim që i zuri në befasi të gjithë.

Ish-mbrojtësi qendror i Barcelonës që është organizator i garës ‘Kings League’, e cila transmetohet drejtpërdrejt në Twitch dhe përbëhet nga ndeshjet të vogla mes personaliteteve të famshme dhe ish-futbollistëve.

Sport raporton se si një nga figurat kryesore, Ibai Llanos kishte thënë se ai nuk e ndjente se ish-sulmuesi i Barcelonës, Bojan Krkic, ishte aq i emocionuar për të luajtur përsëri futboll.

Lexo po ashtu U parashikuan si pasardhës të Lionel Messi: 17 lojtarët që u menduan të jenë 'Messi i ri', njëri nga ta shqiptar - ku janë sot ata?

Pique u përgjigj me: “Bojan po i thotë lamtumirë futbollit të enjten, ai do të realizojë pensionimin e tij në Camp Nou. Unë do të shkoj në atë ngjarje”.

Heshtja dhe fytyrat që dëgjuan komentin e tij treguan se ai nuk duhej ta kishte bërë publik lajmin.

Bojan aktualisht është pa skuadër, pasi së fundmi ka luajtur për Vissel Kobe me Andres Iniesta. 32-vjeçari kaloi tre vitet e para të karrierës së tij te Barcelona, ​​duke u futur në ekipin e parë si një nga lojtarët më premtues të brezit të tij.

Lexo po ashtu I harruar në ligën amerikane – Bojan Krkic shënon euro gol te Montreal Impacti nga afro 30 metra

Bojan do të vazhdonte të luante 163 herë, duke shënuar 41 gola dhe duke dhënë 19 asistime për Blaugranët, përpara se të luante për Milanin, Romën, Ajaxin, Stoke Cityn, Mainzin, Alaves, Montreal Impact dhe Vissel.

Ai bëri një paraqitje për Spanjën, si dhe 451 paraqitje në klub, duke shënuar 93 herë dhe duke dhënë 40 asistime në total. /Telegrafi/

Exit mobile version