Pak ditë më parë, Gerard Pique njoftoi se po i rikthehet futbollit si trajner.
Legjenda e Barcelonës më në fund ka dhënë më shumë detaje mbi këtë çështje – dhe kjo nuk është ajo që prisnim.
“OK të thashë se do të kthehesha… Kapitulli im i radhës: Po i bashkohem Sorare Rivals si Drejtor i Përgjithshëm!”.
“Më sfido kokë më kokë për ndeshjen tënde të parë dhe shpërblehu për pasionin tënd”, ka thënë 36-vjeçari.
Sorare është një videolojë ku njerëzit mbledhin dhe tregtojnë me lojtarë.
Pique do të jetë thjesht një nga ‘trajnerët’ atje. Ai është gjithashtu Këshilltar Strategjik në projekt. /Telegrafi/