Telegrafi

Gerard Pique dhe e dashura e tij nuk përmbahen në publik, shkëmbejnë puthje pasionante me njëri-tjetrin

Foto: Europa Press

Gerard Pique dhe e dashura e tij e re Clara Chia u panë duke shijuar një puthje pasionante në një ndeshje futbolli.

Dyshja duken të pafazuar nga thumbimi i fundit e Shakiras ndaj tyre, ku ajo sinkronizoi fjalën “Unë mund të vras ish-in tim”, shkruan The Sun.

Ish-ylli i Barcelonës, i cili së fundmi iu referua të dashurës së tij më të re si ‘dashuria e tij’, u fotografua në vendet tribunat VIP të stadiumit të Andorrës me studenten 23-vjeçare.

Foto: Europa Press

Çifti nuk hezituan të shkëmbenin puthje disa herë, duke treguar se sa mirë po shkon lidhja e tyre.

Pique dhe Clara Chia, të cilët zyrtarizuan lidhjen e tyre në Instagram muajin e kaluar, dukeshin të dashuruar me njëri-tjetrin dhe nuk u interesuan të shihnin ndeshjen edhe me aq vëmendje.

Ish-futbollisti së fundmi iu referua Shakiras për herë të parë që nga ndarja e tyre gjatë një interviste.

Ylli i Tiktok, John Nellis, e pyeti Piquen për kontaktin më të njohur në telefonin e tij gjatë bisedës.

Pique u përgjigj: “Do të thosha ndoshta Shakira, e cila ishte partnerja ime”.

Gjatë intervistës, Pique rrëfeu se ai ishte një “kukull” e zgjedhjeve të veshjeve të Claras.

Foto: Europa Press

Ngjarja vjen pasi ylli Shakira, 46 vjeçe, ka bërë vazhdimisht thumbime ndaj ish-it dhe të dashurës së tij të re pas ndarjes së tyre të bujshme.

Pas publikimit të këngës së saj shpërthyese ‘diss Shakira Bzrp Music Sessions 53’, ylli kolumbian i popit publikoi një klip të saj duke kënduar së bashku me këngën hit të SZA, “Kill Bill” në ditën e Shën Valentinit.

Foto: Europa Press

Shakira mund të shihet duke pastruar dyshemenë ndërsa interpreton tekstin: “Mund të vras ish-in tim, jo ideja më e mirë”.

Shakira dhe Pique njoftuan ndarjen e tyre në qershor, mes thashethemeve se ish-futbollisti e kishte tradhtuar.

Javën e kaluar u zbulua se Shakira në të vërtetë ishte takuar me Clara Chian kur ajo po vizitonte Pique-n në kompaninë “Kosmos” ku ishte punësuar si praktikante.

Foto: Europa Press

Ajo mbeti e tronditur kur më vonë zbuloi lidhjen e të shoqit me 23-vjeçaren.

Nofka e saj për të ishte “mizë e vogël e ngordhur”, (mosquita muerta) një shprehje spanjolle e përdorur për të përshkruar dikë të pafajshëm, dikë mbi dyshimin.

Duke folur për emisionin televiziv “Mitre Live”, gazetari Roberto Antolin tha: “Ishte një befasi totale”.

Foto: Shakira/Instagram

“Kjo është arsyeja pse ajo e lëndoi aq shumë, sepse ajo tashmë e njihte dhe e quajti ‘miza e vogël e ngordhur'”, tha ai.

Këngëtarja thuhet se po shqyrton mundësinë e dhënies së një interviste të plotë, duke ndarë anën e saj të historisë pas ndarjes së shumëpërfolur pas 12 vitesh.

Foto: Europa Press

Ish-çifti janë përfshirë në një grindje të ashpër për kujdestarinë e djemve të tyre Sasha, shtatë vjeç dhe Milan, dhjetë vjeç dhe rezidencën e tyre në Barcelonë.

Shakira gjithashtu dyshohet se i ka ndaluar fëmijët e saj që ta quajnë mamin e Piques ‘gjyshe’ për shkak të mbështetjes së saj ndaj të dashurës së re të djalit të saj. /Telegrafi/