Site icon Telegrafi

Gerard Pique dhe Clara Chia dëbohen nga një restorant në Barcelonë pasi thuhet se pronari ishte fans i Shakiras

Lidhja e Gerard Piques me Clara Chian muajt e fundit ka qenë në vëmendje të madhe.

Çifti fillimisht kanë zbuluar se si dhe kur janë njohur, ndërsa dashurinë e tyre pak nga pak e kanë shfaqur publikisht.

Por më pas erdhi kënga e Shakirss me Bizarrap, e cila i ktheu të dy në qendër të vëmendjes sërish.

Foto: Screenshot/TikTok

Dhe pikërisht kur u duk se ujërat ishin qetësuar, Pique dhe Clara Chia janë kthyer sërish në lajme.

Siç shihet është shumë e ndërlikuar për ta që ta çojnë natyrshëm lidhjen e tyre.

Lexo po ashtu Gerard Pique zyrtarizon lidhjen, publikon fotografinë e parë me Clara Chian në Instagram

Një video është publikuar në TikTok, në të cilën ish-lojtari dhe e dashura e tij dyshohet se janë dëbuar nga një restorant japonez në Barcelonë.

Foto: Screenshot/TikTok

Dhe gjëja më tronditëse do të kishte qenë arsyeja: me sa duket pronari ishte një fans i Shakiras dhe kur çifti hyri në restorant, kamerieri nuk pranoi t’i shërbente.

Thuhet se Clara Chia është mërzitur shumë kur doli nga restoranti. Në video shihen të dy duke u futur në makinë dhe disa përdorues të rrjeteve sociale pretendojnë se arsyeja e dëbimit ishte se pronari ishte një fans i këngëtares kolumbiane.

Foto: Instagram

Në video është e vërtetë që Clara duket e mërzitur para se të hipte në makinë dhe kjo i ka lënë të lirë edhe këtij opsioni. Pique qëndron pas saj në çdo moment dhe më pas ndahen për të hipur në makinë. /Telegrafi/

Exit mobile version