Site icon Telegrafi

Georgina tregon se përse akoma nuk është martuar me Ronaldon

Superylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo, mund të ketë qenë baba i katër fëmijëve, por ‘makina’ portugeze e golave është ende një beqar pa këmbanat e dasmave.

Ronaldo, i cili ka mbi 3 vjet që është në takim me Georgina Rodriguezin, ende nuk ka marrë një veprim më tej me modelen. Georgina është zhvendosur te Ronaldo gjatë kohës kur ai ishte në Real Madrid dhe është e natyrshme që çifti i famshëm do të martohen në të ardhmen.

Zeshkania është e dashura e Ronaldos që nga viti 2016 dhe dyshja së bashku kanë një vajzë të quajtur, Alana Martina.

Ndërkohë, në një intervistë të fundit, Ronaldo pohoi se ai do të martohet me të dashurën një ditë, pasi që e njëjta ka qenë edhe ëndrra e nënës së tij.

Teksa Ronaldo është i zënë me formimin e sezonit të ri me ‘Old Lady’, Georgina kohët e fundit bëri një rrëfim se pse çifti – nuk janë martuar akoma. Rodriguez iu drejtua spekulimeve për martesën e saj me ish-futbollistin e Real Madrid dhe zbuloi pse ata nuk janë martuar akoma.

Ajo ka spjeguar së fundmi se ende nuk janë të gatshëm të kurorëzojnë me martesë lidhjen e tyre, duke qenë se kanë shumë angazhime me fëmijët.

“Unë gjithmonë e kam pasur këtë ide të jem një grua e lumtur me burrin tim, fëmijët e mi dhe kjo është ajo që kam”, ka thënë ajo. “Fëmijë të mrekullueshëm, një njeri që më do, që kujdeset për mua. Unë e dua atë, kujdesem për të, e adhuroj atë, e admiroj atë, ai është një person shumë i mirë dhe jam i lumtur që e ndaj jetën time me të”, shtoi më tej ajo.

Edhe pse 25-vjeçarja është e interesuar të martohet me Ronaldon, dyshja ende nuk caktuan një datë apo plan të afërt për dasmën e tyre.

“Martesa është në planet tona, por tani ne kemi shumë plane interesante të së ardhmes. Kemi katër fëmijë për t’u arsimuar dhe jemi shumë të përqendruar në to,” tha ajo. /Telegrafi/

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Tullio M. Puglia/Getty Images for CR7 Play It Cool)
Exit mobile version