Cristiano Ronaldo nuk është i vetmi nga familja e tij që kalon orë të tëra në palestër. Këtë gjë e bën edhe dashura e tij, Georgina Rodriguez, e cila ka treguar se në çfarë forme është trupi i saj dhe sa elastike është.
25-vjeçarja e ka publikuar një fotografi në Instagram, ku tregon aftësitë e saj fizike, ndërsa brenda katër orësh ka kaluar shifrën prej një milion pëlqimesh.
“Një mollë në ditë, e mban mjekun larg jush”, është përshkrimi i fotografisë së publikuar në Instagram.
Georgina është nëna e vajzës Alana Martina të Ronaldos, e cila ka lindur në shtator të vitit 2017.
Çifti është njoftuar në vitin 2016, ndërsa superylli portugez është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate. /Telegrafi/