Djali i Ronaldos, Cristiano Ronaldo Junior, festoi së fundmi ditëlindjen e 14-të dhe pamjet e publikuara nga Georgina janë komentuar shumë nga përdoruesit.
Ishte partnerja e Ronaldos, ajo e cila mori përsipër befasinë, duke bërë bashkë të gjithë për të festuar ditëlindjen e Ronaldo Jr.
Megjithatë, momenti që tërhoqi vëmendjen ishte reagimi i djaloshit kur mori dhuratën nga Georgina.
Ajo i dhuroi një valixhe të shtrenjtë Louis Vuitton, por reagimi i tij ishte indiferent.
Ronaldo Junior nuk është se pati ndonjë emocion për dhuratën dhe nuk pati një reagim shumë të madh për befasinë.
Shumë përdorues e kishin vërejtur këtë derisa, komentuan se ai nuk po i vlerësonte gjërat që ka.
“Ai është shumë me fat, por nuk po e vlerëson”, shkroi një përdorues.
“Ai duket i zemëruar”, komentoi një tjetër. /Telegrafi/