Georgina Rodriguez ka vazhduar të shijojë pushimet në fshatin italian, Portofino, në jahtin luksoz me partnerin e saj, Cristiano Ronaldo.
Bukuroshja i ka shpërndarë disa fotografi në rrjetet sociale, duke u argëtuar me fëmijët dhe me superyllin portugez të futbollit.
Në disa prej fotografive të fundit, 26-vjeçarja ndodhet në jaht së bashku me sulmuesin e Juventusit dhe djalin e tij, Mateo.
“Ku jeta fillon dhe dashuria nuk mbaron kurrë”, është përshkrimi që ka zgjedhur për këto fotografi.
Porse gjithë vëmendjen e ka marrë njëra nga pozat, në të cilat i gjithë fokusi është te pjesa e pasme e fizikut të saj. /Telegrafi/