Site icon Telegrafi

Georgina Rodriguez tregon suksesin e arritur përmes ushtrimeve

Georgina Rodriguez (Foto: Instagram/geroginagio)

E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, gjatë pandemisë coronavirus ka qenë e izoluar së bashku me familjen e saj.

Pothuajse çdo ditë ata kanë postuar imazhe nga përditshmëria e tyre, duke vënë më shumë në pah ushtrimet fizike.

Pasi palestrat janë mbyllur për arsye të respektimit të distancimit shoqëror, atyre u është dashur që stërvitjet t’i bëjnë në kushte shtëpie.

Në një postim në rrjetin social Instagram, Georgina shpesh është parë duke bërë stërvitje të ndryshme, ku në një të fundit ajo ka treguar rezultatet e përfituara.

Lexo po ashtu E dashura e Ronaldos, Georgina Rodriguez dhuron 20 mijë maska në luftën ndaj COVID-19

E veshur për t’iu përshtatur palestrës në shtëpi, ajo i ka theksuar linjat trupore të përfituara nga ushtrimet e rregullta.

Pamje të tilla, ajo u ka ofruar ndjekësve përmes disa fotografive të shkrepura gjatë një shëtitjeje me futbollistin dhe djalin e tij të madh. /Telegrafi/

Exit mobile version