Partnerja e futbollistit Cristiano Ronaldo, Georgina Rodriguez, është aktive në ushtrimet që i formësojnë linjat trupore.
Edhe në mes të pandemisë coronavirus, ajo pati mundësinë që të kalojë kohën e lirë në palestrën e saj shtëpiake.
Një gjë e tillë është parë përmes rrjeteve sociale, ku 26-vjeçarja ka ndarë imazhe të ndryshme duke demonstruar ushtrime së bashku me futbollistin.
Me veshje sportive ngjyrë hiri dhe një palë atlete të bardha, Georgina ka treguar rezultatin e mrekullueshëm.
“Rëndësia e që qenit vetvetja qëndron në pranimin dhe njohjen se kush jemi, të gjithë kemi dhurata, kështu që të gjithë kemi diçka për të mësuar. Kjo është ajo që na bën unikë dhe të veçantë”, ka shkruar ajo në përshkrimin e fotografisë.
Kohët e fundit familja e saj janë parë duke shijuar natyrën dhe kanë ndarë fotografi me fansat e tyre. /Telegrafi/