Të shtunën, modelja 28-vjeçare dhe e dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodrigues ndau një fotografi në Instagram që tregonte barkun e saj të rrumbullakosur me bikini ndërsa ishte në një plazh në Dubai.
Në foto, ylli “I Am Georgina” mund të shihet duke u relaksuar me bikini blu të çelët ku shihej së bashku me Ronaldon, 36 vjeç, dhe fëmijët e tyre: binjakët 4-vjeçarë, Eva Maria dhe Mateo, vajza 4-vjeçare Alana Martina dhe djalin 11-vjeçar Cristiano Jr.
“Shumë krenare për familjen time të bukur. Këtu në Dubai ëndrrat bëhen realitet”, ka shkruar Rodriguez në postimin e saj.
Ndërkohë, Ronaldo ka shpërndarë të njëjtën foto në llogarinë e tij përkatëse, ku ka vënë mbishkrimin e fotos në arabisht, shkruan People.
“Faleminderit Dubai për kohët e mira.Faleminderit Dubai për momentet më të bukura familjare. Dubai është shtëpia ime e dytë…dhe familja ime është mirënjohëse për pritjen e mirë dhe bujarinë e njerëzve tuaj të bukur…me dashurinë time të sinqertë për ju”, ka shkruar futbollisti portugez.
Në tetor, Ronaldo njoftoi se Rodriguez është shtatzënë me binjakë, ndërsa, muajin e kaluar, zbuloi se ai dhe Rodriguez janë në pritje të një djali dhe një vajze në një video të ëmbël me fëmijët e tyre.
Kujtojmë që binjakët e tyre Eva dhe Mateo kanë lindur nëpërmjet një gruaje surrogate.
Ylli i futbollit gjithashtu ndau një foto tjetër të ëmbël me fëmijët në plazh të Dubait. Ai ka pozuar i buzëqeshur me krahët e mbështjellë rreth tyre. /Telegrafi/