E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez ka zbuluar asetet e saj trupore, ndërsa mori pjesë në “ELLE Charity Gala” në Madrid të enjten.
Modelja spanjolle, 25 vjeçe, mori vëmendjen e të gjithëve në fustanin e gjatë të çarë anash, pamja e së cilës duket e mahnitshme.
Bukuroshja me flokë të gjata zgjodhi një grim më të rëndë pasi nuk kishte vënë asnjë aksesorë rreth qafës.
Më parë këtë muaj, Georgina foli për revistën italiane Elle për marrëdhënien e saj me lojtarin portugez, pasi ajo shpjegoi se ata u takuan së pari në dyqan Gucci ku ajo punoi.
“Takimi i parë me Ronaldon ishte në Gucci ku unë punoja si asistente shitjesh. Ditë më vonë ne pamë njëri-tjetrin përsëri në ngjarjen e një marke tjetër”, ka thënë ajo.
Cristiano dhe Georgina tashmë kanë një vajzë të quajtur, Alana Martina. Ylli portugez është baba edhe i tre fëmijëve të tjerë, të cilët kanë lindur përmes nënave surrogate. /Telegrafi/