Site icon Telegrafi

Georgina Rodriguez sërish zgjedh të vishet nga kreatorja Lia Stublla

Georgina Rodriguez tashmë është kthyer në një nga emrat më të pëlqyer e më të komentuar në tabloidet e huaja dhe jo vetëm.

Bukuroshja, e cila është bërë e njohur falë futbollistit Cristiano Ronaldo, po vazhdon të marrë vëmendje me paraqitjet atraktive në rrjete sociale.

Ajo këtë herë e ka shoqëruar bashkëshortin e saj në një eveniment madhështor në Dubai të Emirateve të Bashkuara Arabe, në “Globe Soccer Awards”, i cili njëherësh u shpall edhe futbollisti i shekullit.

Por, Georgina si gjithnjë mori vëmendje me fustanin atraktiv të kuq, të cilin e kishte stiluar kreatorja nga Kosova, Lia Stublla.

Kjo e fundit nuk është hera e parë që bën një gjë të tillë, marrë parasysh që qëndron thuajse shumë shpesh prapa ‘look-ut’ të veçantë të Rodriguez.

Lexo po ashtu “Kombinim i përsosur” – kështu e titullon Ronaldo pozën e tij me Georginan

Krahas Lias, ka qenë edhe vet Georgina ajo e cila ka ndarë disa pamje nga evenimenti në rrjete sociale.

Lia po ashtu deri më tani ka bashkëpunuar me modele e artiste të ndryshme në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version