Partnerja e futbollistit të njohur, Cristiano Ronaldo, modelja argjentinase, Georgina Rodriguez, ka rrëmbyer sërish vëmendjen e mediave.
Ajo së fundmi ishte e pranishme në ndeshjen e zhvilluar mes Juventusit dhe Napolit, ku fitues doli ekipi për të cilin luan personai i saj i zemrës.
Georgina ka qenë e pranishme në stadium së bashku me vajzën e saj të vogël, për t’i dhënë përkrahje më të dashurit të tyre.
Ajo ka publikuar në Instagram një fotografi nga stadiumi, në mbishkrimin e së cilës ka shkruar se sa krenare është me Cristianon.
“Ti gjithmonë transformon pengesat që të dalin në rrugë me forcë dhe tregon se ti vazhdimisht rritesh dhe tregon sa të madh jeni. Faleminderit që na e bën të gëzohemi çdo lojë. Gjithmonë më shumë dhe më mirë. Të dua”, janë fjalët e Georgina Rodriguezit.
Ata si familje u shpërngulën në Itali këtë vit, pas nënshkrimit të kontratës me Juventusin nga Cristiano Ronaldo. /Telegrafi/