Modelja argjentinase, Georgina Rodriguez, u shfaq në rrjetet sociale këtë javë për të treguar mbështetje për partnerin e saj, Cristiano Ronaldo, teksa ai luajti një ndeshje me ekipin e tij saudit Al-Nassr kundër Al-Taawoun për Roshn Saudi League.
Ajo postoi një foto të tre fëmijëve të saj më të vegjël, të cilët gjithashtu morën pjesë në ndeshje për të mbështetur babanë e tyre.
“Baba”, shkroi ajo mbi fotografinë në InstaStory.
Rodriguez, e cila tani jeton në Riad me familjen e saj, veshi fanellën blu të skuadrës derisa shikonte lojën e partnerit të saj prej shumë kohësh.
Modelja dhe ylli i Netflix shfaqet rregullisht në ndeshjet e Ronaldos në Arabinë Saudite.
Al-Nassr humbi ndeshjen e së premtes.
Ronaldo dhe shokët e tij të skuadrës tani kanë luajtur dy dhe kanë humbur dy në fillim të sezonit.
Çifti i famshëm këtë periudhë kanë qenë edhe me pushime në disa vende luksoze. /Telegrafi/