Site icon Telegrafi

Georgina Rodriguez publikon imazhin e parë me vajzën: Faleminderit Zot (Foto)

Getty Images

Cristiano Ronaldo është bërë baba për herë të katërt më datën 11 nëntor.

E dashura e tij Georgina Rodriguez solli në jetë vajzën e saj të parë, të cilën çifti e pagëzuan me emrin Alana Martina.

Çifti duken shumë të lumtur tani që familja e tyre është shtuar edhe men një vajzë, ndërsa kanë pranuar urime të shumta nga të afërmit e tyre.

Georgina, e cila për herë të parë u bë nënë, ka publikuar së fundmi edhe imazhin e parë me të voglën Alana Martina.

Ajo ka falënderuar stafin e kujdesit shëndetësor për trajtimin që ia kanë kushtuar në spital, ndërsa është shprehur se ndjehet më e plotësuar se kurrë.

E ulur në divan,. Rrethuar nga buqeta me lule, teksa mbanë në duar të voglën e saj, Georgina dukej mjaft bukur në fotografinë e cila mori mijëra pëlqime në Instagram.

“Alana Martina lindi më 11-11-17. Të jesh një nënë dhe të sjellësh një fëmijë në shtëpi më ka bërë të përjetoj lumturinë më të madhe, dhe tani me ardhjen e Alana Martinas ndjehemi të gjithë të plotësuar, dhe më të lumtur. Dua të falënderoj stafin e kujdesit shëndetësor për kujdesin e patëmetë që na kanë dhënë para, gjatë dhe pas lindjes. Gjithashtu, për të afërmit tanë, miqtë dhe të njohurit për thirrjet, mesazhet, vizitat, detajet që na kanë zbukuruar jetën këto ditë. Dhe, e fundit por jo më pak e rëndësishme, për të gjithë fansat që na përkrahin dhe na dërgojnë urimet e tyre më të mira dhe energjitë e mira në formën e një mesazhi. Ne jemi shumë të lumtur dhe mirënjohës ndaj Zotit për shëndetin e Alanës tonë të vogël dhe sigurisht atë të tre fëmijëve tanë të vegjël që kemi në shtëpi, të cilët jam e etur t’i përqafoj dhe t’i puth pafund” (sic.), ka shkruar Rodriguez. /Telegrafi/

Exit mobile version