Site icon Telegrafi

Georgina Rodriguez pranon se është turpëruar të ushtrojë me Cristiano Ronaldon

Georgina Rodriguez (Foto: Instagram/georginagio)

Partneri i saj është njëri nga futbollistët më të njohur në mbarë botën. Georgina Rodriguez tashmë ka treguar se është frikësuar dhe është turpëruar që të ushtrojë me Cristiano Ronaldon, shkruan Daily Mail.

26-vjeçarja ka theksuar se tani ka mësuar të dashurojë palestrën së bashku me partnerin e saj, pasi ka mësuesin më të mirë deri tani.

Tashmë ajo është njëra nga figurat e njohura me linjat trupore më të theksuara. Kështu të paktën duket përmes një fotosesioni të realizuar për magazinën e “Women’s Health”.

 

“Unë isha e turpëruar të ushtroja me Cristianon, imagjinojeni të trajnohesha në të njëjtin vend me të. Unë zakonisht praktikoja ushtrimet në shtëpi, ndërsa ai vazhdonte në klubin e tij”.

Lexo po ashtu Georgina Rodriguez tregon linjat trupore nga palestra

Por, më pas kjo ndjenjë është larguar, pasi tani ai është kthyer në motivim dhe inspirim për mua”, ka thënë ajo.

 

Ndërkaq, gjatë pandemisë coronavirus ajo ka treguar se e ka lënë pak të dëshpëruar, por që sërish nuk është ndaluar, duke qenë aktive në palestër. /Telegrafi/

 

Exit mobile version