Georgina Rodriguez është bërë e njohur për publikun e gjerë që nga lidhja e saj me futbollistin Cristiano Ronaldo.
Tashmë ajo është bërë figurë publike, pasi pothuajse secili postim i saj merr vëmendje dhe komentohet në masë të madhe.
Gjatë kohëve të fundit, Georgina ka qenë aktive me ushtrimet fizike, të cilat kanë bërë që të formësohet edhe më shumë.
Në një postim në rrjetin social Instagram, ajo ka publikuar një imazh tërheqës ku vë në plan të parë linjat trupore.
Ajo është shfaqur nga shtëpia, e rrethuar me pasqyra, teksa është veshur në mënyrë mjaft komode.
Bukuroshja zeshkane ka deklaruar se ka qenë e turpëruar të ushtronte para partnerit të saj, Cristiano, kështu që vazhdonte aktivitet vetëm nëse nuk ishte në prani të tij. /Telegrafi/