Site icon Telegrafi

Georgina Rodriguez ndërpritet nga vajza e saj dy vjeçare gjatë ushtrimeve në shtëpi

Ajo ka shpërndarë ushtrime të shumta në faqen e saj në Instagram në këtë periudhë izolimi.

Dhe gjatë seancës së saj të fundit, Georgina Rodriguez u ndërpre nga vajza e saj dy vjeçare, Alana të hënën në mëngjes.

E dashura e Cristiano Ronaldos, 26-vjeçe, shfaqi kthesat e saj të bujshme në një triko të zezë të shkurtër me një palë tuta sportive teksa stërvitej në shtëpi në Funchal, Portugali.

Georgina Rodriguez (Foto: Instagram)

Ajo po ashtu zgjodhi një kapelë bejsbolli dhe një palë atlete shumëngjyrëshe, që e bënë të duket edhe më atraktive.

Disa çaste më vonë, Alan u tërhoq nga kamera dhe arriti ta rrëzonte atë, duke e çuar klipin e ëmbël në një fund të papritur.

“Fillimi i javës duke e aktivizuar trupin me një nga protagonistët e jetës sime”, ka shkruar ndër tjerash ajo.

 

Georgina është izoluar në shtëpi me të dashurin e saj, Cristiano Ronaldo dhe fëmijët e tyre, Cristiano Jr, Eva, Mateo, dhe Alana.

Të shtunën, Cristiano dukej një baba i përkushtuar i cili ndau një ‘selfie’ në mëngjes herët me fëmijët e tij dhe Georginan.

Legjenda e futbollit buzëqeshi gjerësisht kur u mbërtheu me tre fëmijët e tij dhe pozoi për aparatin fotografik.

Georgina, e cila filloi të takojë kapitenin e Portugalisë në vitin 2017, buzëqeshi duke treguar fytyrën e saj rrezatuese pa ‘make-up’. /Telegrafi/

Exit mobile version