E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, tashmë po rrëmben vëmendjen e shtypit rozë.
E gjithë kjo në sajë të imazheve e videove që publikon në rrjetet sociale, derisa në Instagram numëron mbi 12 milionë fansa.
Së fundmi, ajo ka ndarë me ndjekësit një fotografi atraktive, ku në plan të parë edhe këtë herë ka vënë linjat trupore.
Bukuroshja, e cila është nënë e një vajze, po vazhdon të jetë në top formë, fiziku i së cilës është për t’u pasur zili.
Ndryshe, Cristiano dhe Georgina janë në lidhje që nga viti 2016, kur ajo punonte si shitëse në një dyqan të ‘Guccit’, gjatë kohës kur lojtari luante në Real Madrid.
Ata gjithashtu janë prindër të një vajze të quajtur Alena Martina, gjersa futbollisti është babai edhe i tre fëmijëve të lindur nga një nënë surrogateje. /Telegrafi/