E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez, sërish tronditi rrjetet sociale me postimet e saj të fundit.
Kësaj radhe, Georgina u shfaq në një kombinim të bardhë që nxirrte në pah linjat e saj, duke lënë ndjekësit në Instagram, të cilët numërojnë 52.9 milionë, të mahnitur.
Postimet e reja të 29-vjeçares morën një përgjigje të madhe duke grumbulluar kështu mbi 584 mijë pëlqime.
“Një ditë e mrekullueshme në punë”, ka qenë përshkrimi që ia ka vënë këtij postimi.
Ndjekësit nuk ngurruan të shprehnin pëlqimin e tyre në seksionin e komenteve, duke pohuar se Ronaldo është “i bekuar” që është me të.
Njëri nga fansat shkroi: “O Zot! CR7 është vërtet i bekuar”.
“Vajzë e bukur”, “E mahnitshme”, “Mbretëreshë” – qenë disa nga komplimentet e tjera që mori.
Cristiano Ronaldo aktualisht është pjesë e skuadrës Al-Nassr në Arabinë Saudite, ku u transferua nga Manchester United vitin e shkuar.
Sulmuesi i shkëlqyer aktualisht luan me emra të njohur të futbollit si: Sadio Mane, Aymeric Laporte dhe Marcelo Brozovic. /Telegrafi/