Georgina Rodriguez është mirënjohëse për kohën që kaloi me familjen e saj në Kupën e Botës.
28-vjeçarja udhëtoi në Katar së bashku me fëmijët për të mbështetur të dashurin e saj, Cristiano Ronaldon, teksa ai garonte në Kupën e Botës 2022 për vendin e tij të lindjes, Portugalinë.
Fotoja tregon bukuroshen duke ecur me një çantë të zezë Birkin me një kukull të vendosur në pjesën e sipërme të saj, ndërsa vajza pesë e gjysmë vjeçare Eva Maria, e veshur me një këmishë lejla dhe një çantë shpine rozë, ecën pranë saj.
Fytyra e saj nuk shfaqet në foton e shpërndarë në InstaStory të modeles.
“Kthimi në shtëpi. Faleminderit Katar për këto ditë të mrekullueshme dhe faleminderit të gjithë njerëzve që e bënë të mundur këtë”, shkroi ajo në gjuhën spanjolle.
Çifti janë prindër të vajzës Alana Martina, binjakëve Eva Maria dhe Mateo dhe djalit Cristiano Jr, 12 vjeç.
Ronaldo dhe Rodriguez njoftuan vdekjen e djalit të tyre të vogël dhe lindjen e vajzës së tyre, Bella Esmerelda, në prill.
Georgina po ashtu ndau një mesazh mbështetjeje për të dashurin e saj pas daljes së tij me sy të përlotur nga ajo që mund të ishte dalja e tij e fundit në Kupën e Botës, pas eliminimit të Portugalisë të shtunën.
E njëjta ka qenë e ashpër edhe me trajnerin Fernando Santos për dështimin e lojës së Portugalisë dhe faktin që nuk e futi në lojë Ronaldon që nga fillimi.
“Sot shoku dhe trajneri yt mori një vendim të keq. Ai shoku për të cilin ke kaq shumë fjalë admirimi dhe respekti. Njëlloj si kur hyre në lojë, ai pa se si gjithçka ndryshoi, por ishte tepër vonë”.
“Lojtari më i mirë në botë, arma e tij më e fuqishme, nuk mund të nënvlerësohet. Nuk mund të ngrihesh për dikë që as nuk e meriton. Jeta na jep mësime. Sot nuk kemi humbur, kemi mësuar”, shkroi Rodriguez. /Telegrafi/