Site icon Telegrafi

Georgina Rodriguez feston ditëlindjen e 29-të me familjen në Riyadh – befasohet me tortë, trëndafila në një restorant luksoz

Modelja argjentinase, Georgina Rodriguez, ka festuar ditëlindjen e saj të 29-të në Riyadh me partnerin e saj, futbollistin portugez, Cristiano Ronaldo dhe fëmijët e tyre.

Familja është fotografuar në restorantin armen ‘Lavash’ në Bulevard.

Modelja kishte veshur një fustan të bardhë dhe një palë taka gjithashtu të bardha.

Georgina Rodriguez (Foto: Instagram)

Ajo u prit me një tortë ditëlindjeje që mburrej me dizajne lulesh dhe tekst ari, ku shkruhej “Gëzuar ditëlindjen” në portugalisht.

Zeshkania pozoi për foto me familjen e saj në një sfond të bardhë të mbuluar me pupla që ishte ndezur me mesazhin “Gëzuar ditëlindjen Georgina”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Georgina Rodriguez

Dhoma private ishte e zbukuruar me balona të bardha, lule gipsofile dhe balona të fryra me helium në formë “29” dhe “G”.

Georgina Rodriguez (Foto: Instagram)

Rruga drejt një prej dhomave të darkës së rezervuar për çiftin ishte zbukuruar me foto të ditëlindjes.

Nuk mungonin po ashtu qirinjtë për të shtuar një ndjenjë romantike, ndërsa Rodriguez u prit me një buqetë të madhe të bardhë.

Çifti u trajtuan edhe me dy instrumentistë, duke luajtur një oud dhe një violinë.

Georgina Rodriguez (Foto: Instagram)

Tifozët e Ronaldos u mblodhën jashtë restorantit për të brohoritur çiftin pas festës.

Ylli i Netflix tani është zhvendosur në Arabinë Saudite pasi partneri i saj nënshkroi një marrëveshje me Al-Nassr. /Telegrafi/

Exit mobile version