Telegrafi

Georgina Rodriguez është në qendër të vëmendjes kudo që shfaqet, sauditët nuk ia ndajnë sytë

Georgina Rodriguez, bashkëshortja e një prej futbollistëve më të mirë të të gjitha kohërave, Cristiano Ronaldos, është në qendër të vëmendjes kudo që shfaqet.

Meshkujt në Arabinë Saudite, ku i dashuri i saj tani luan, nuk mund të mbeten imunë ndaj pamjes së saj, e cila është veçanërisht mbresëlënëse kur ajo shkon në stadium.

Në një video që qarkullon në rrjetet sociale, Georgina shihet teksa po shkon drejt stadiumit me fëmijët e saj dhe të gjithë sytë ishin tek ajo.

Stili i saj provokues nuk i la indiferentë dhe sytë e të gjithë meshkujve që ndodheshin aty u drejtuan kah argjentinasja bukuroshe.

Kujtojmë se më parë ajo ishte në shënjestër të kritikave për shkak të stilit të saj të veshjes që konsiderohet provokues në Arabinë Saudite. /Telegrafi/