Ata u takuan ndërsa ajo ishte duke punuar si një shitëse në një dyqan ‘Gucci’ në Madrid.
E dashura e Cristiano Ronaldos, Georgina Rodriguez tani e ka pranuar se “ra në dashuri në shikim të parë” me yllin e futbollit.
25-vjeçarja pretendoi se ndjenja ishte e ndërsjellë pas takimit së tyre në qershor të vitit 2016, teksa dha një intervistë për revistën “Elle”.
Georgina tha: ‘Takimi i parë me Ronaldon ishte në ‘Gucci’, ku unë punoja si asistente shitjesh. Ditë më vonë ne pamë njëri-tjetrin përsëri në ngjarjen e një marke tjetër …
“Ishte atëherë kur ne mund të flisnim në një atmosferë të relaksuar, jashtë ambientit tim të punës … Ishte dashuri në shikim të parë për të dy”.
Çifti ka një vajzë njëvjeçare të quajtur Alana Martina dhe Georgina, e lindur nga një nënë spanjolle dhe babai argjentinas, gjithashtu po rrit dy binjakët e Cristianos: Eva dhe Mateo, si dhe djalin tetëvjeçar, Cristianinho.
Georgina kishte pranuar për revistën spanjolle “Hola” se donte të martohej me Cristianon, por që i kishte shuar thashethemet rreth fejesës së tyre.
Burimet e brendshme në mënyrë të rreme thanë në atë kohë: ‘Cristianoi i ka kërkuar tashmë Georginës që të martohet me të dhe dasma do të zhvillohet, por pak njerëz i dinë detajet. E gjithë ajo çfarë dihet në këto momente është se Georgina ka provuar tashmë disa veshje të dasmës’.
Ajo shtoi gjatë intervistës së titulluar ‘Jeta ime me Ronaldon’, duke u shprehur: “Shtëpia është vendi ku është familja ime. Vendi ku unë jam më e lumtur është shtëpia ime, me fëmijët dhe partnerin tim. Shtëpia jonë është streha jonë, tempulli ynë i ndërtuar me aq shumë dashuri”. /Telegrafi/