Bukuroshja Georgina Rodriguez së fundmi ishte konfirmuar si një nga prezantueset e festivalit më të madh në Itali, njëherësh më të vjetrit në Evropë, “Sanremo”, i cili do të mbahet në shkurt në qytetin me po të njëjtin emër.
Megjithatë, mediat italiane atje treguan se Georgina ka hedhur poshtë këtë mundësi, për shkak të mos pajtimit me pagesën e ofruar.
Por, tani duket se çështja është zgjidhur dhe partnerja e Ronaldos e ka konfirmuar pjesëmarrjen në evenimentin madhështor.
Ajo është fotografuar gjatë provave me producentin, Amadeus, gjersa në një intervistë për revistën e njohur italiane “Grazia” ka rrëfyer arsyen që e shtyu të marrë pjesë në festival.
“Nëna imë gjithmonë na vinte të dëgjonim muzikën e Laura Pausini. Eros Ramazzotti dhe Tiziano Ferro dhe me këtë muzikë unë u rrita. E dua kulturën italiane. “Sanremo” një hap i rëndësishëm për mua. Unë jam një person i njohur por dua me të vërtetë të tregoj veten se kush jam dhe nuk ka vend më të mirë se festivali”.
“Pse e pranova? Edhe pse fëmijët e mi janë gjëja më e rëndësishme për mua, unë ende jam një grua dhe dua të punoj dhe të jem e pavarur”.
“Nuk duhet të lë pas dore sferën time profesionale dhe më pëlqen të punoj në fushën artistike. Sanremo është shumë i famshëm në Spanjë dhe është një nga më të mrekullueshmit në botë. Vitin e kaluar më pëlqeu vërtet kënga që fitoi, “Soldi” e Mahmood”, ka thënë ndër të tjerash 25-vjeçarja.
Nga ana tjetër, edicionit të sivjetëm të festivalit nuk do i mungojnë as shqiptarët, pasi për herë të parë në historinë e këtij festivali me shumë traditë do të ketë një prezantuese shqiptare, dhe ajo është moderatorja nga Shqipëria, Alketa Vejsiu. /Telegrafi/