Cristiano Ronaldo ishte i rrethuar nga më të dashurit e tij teksa u kthye në Angli pasi mori çmimin e tij të fundit të hënën në mbrëmje.
Futbollisti portugez hipi në një avion privat me partneren, Georgina Rodriguez dhe djalin e madh, Cristiano Jr, në një fluturim të shkurtër nga Cyrihu në Manchester.
Duke postuar në Instagram gjatë fluturimit për në shtëpi, Georgina – e cila pritet të lindë binjakë këtë vit ndau imazhe të saj së bashku me partnerin e saj teksa pushonin në zonën e tyre të avionit privat.
Bashkë me çiftin e famshëm ishte edhe djali i madh i futbollistit, Cristiano Jr, 11 vjeç, i pari nga katër fëmijët e Ronaldos dhe një nga tre të lindur nga një nënë surrogate.
“Mbretërit e mi”, ka shkruar modelja në mbishkrimin e imazheve, që u pasuan nga mijëra komente.
Ronaldo, 36 vjeç, udhëtoi për në qytetin zviceran për të marrë pjesë në ndarjen e çmimeve “FIFA Football Awards 2021”, ku atij iu dha çmimi Special i FIFA-s si golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave.
Sulmuesi i Manchester United iu dha çmimi prestigjioz pasi theu rekordin ndërkombëtar të golave me gjithsej 115 të tilla për Portugalinë.
Pesë herë fituesi i Topit të Artë, Ronaldo deklaroi se ishte një ‘ëndërr’ të merrte një çmim të tillë. /Telegrafi/