Site icon Telegrafi

Georgina publikon çaste të ëmbla argëtimi në familjen e Ronaldos

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Instagram/georginagio)

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez rritin katër fëmijë bashkë, ndërsa vetëm vajza e vogël (e lindur në nëntor 2017), Alana Martina, është fëmija i tyre i përbashkët.

Tre fëmijët tjerë, Cristiano Jr (i lindur në qershor 2010) dhe binjakët Ava dhe Mateo (të lindur në qershor 2017) kanë ardhur në jetë me nëna surrogate.

Megjithatë, të gjithë fëmijët janë të lidhur shumë me të dashurën e futbollistit, pasi kalojnë kohën me të kur portugezi merret me obligimet e karrierës.

Për ta dëshmuar këtë, pas kthimit në Itali (ku duhet të qëndrojnë dy javë në izolim, para se Ronaldo të nisë stërvitjet me Juventusin), ata kanë bërë një lojë.

Lexo po ashtu Georgina Rodriguez tregon suksesin e arritur përmes ushtrimeve

35-vjeçari është shtirur sikur ushtron dhunë mbi Georginan, e cila ka kërkuar ndihmë, ndërsa gjithë fëmijët e kanë sulmues Cristianon për ta shpëtuar atë.

“Më pëlqen që po i kalojmë ditët së bashku duke luajtur dhe mësuar. Po kënaqemi. Nëse ka diçka pozitive nga ky izolim, atëherë është se po i krijojmë vet momentet tona më të bukura dhe këtë e bëjmë në 99 për qind të kohës. Çaste të vogla, gjëra të përditshme, familje, ju dua”, ka shkruar bukuroshja në përshkrimin e videove. /Telegrafi/

Exit mobile version