Site icon Telegrafi

Georgina me një pozë tërheqëse, tregon qëndrimin e saj kur i afrohet Ronaldo

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodriguez (Foto: Instagram/georginagio)

Georgina Rodriguez vazhdon të marrë vëmendjen e fansave përmes postimeve të saja na rrjetet sociale.

E dashura e Cristiano Ronaldos numëron mbi 10.5 milionë ndjekës në Instagram, ndërsa këto ditë ka ndarë imazhe nga pushimet e çiftit në Kroaci.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Georgina Rodriguez

Ajo e ka publikuar një fotografi në një pozë tërheqëse, ndërsa përshkrimin e ka lidhur me partnerin e saj, të cilit i është referuar si “burrë”.

“Kur një shoqe më thotë: Është duke ardhur burri yt, sillu normalisht. Ndërsa unë:…”, ka shkruar bukuroshja duke ia bashkëngjitur fotografinë me pozën e saj.

Theksojmë që pasi u shpall kampioni i Italisë me Juventusin, Ronaldo u nis drejt Dubrovnikut për të pushuar me partneren e tij. /Telegrafi/

Exit mobile version