Georgina Rodriguez është kujdesur që të shfaqej atraktive në fotografitë që i publikonte në rrjetet sociale, si dhe gjatë daljeve publike.
Porse, gjatë kësaj fundjave, ajo kishte zgjedhur një veshje të thjeshtë sportive për të dalë me të dashurin e saj, Cristiano Ronaldo.
Çifti është fotografuar në Torino (një ditë para ndeshjes ndërmjet Interit dhe Juventusit), ndërsa bukuroshja 25-vjeçare kishte veshur tuta të kuqe.
Ylli i Juventusit kishte veshur pantallona të shkurtra dhe ka shëtitur me partneren e tij duke marrë ca rreze.
Edhe me këtë veshje sportive, Georgina është pëlqyer nga fansat e saj të shumtë, të cilët janë në rritje të vazhdueshme që nga lidhja me superyllin portugez. /Telegrafi/