Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez, e kanë marrë gjithë vëmendjen gjatë arritjes në ceremoninë e sivjetme të MTV EMA.
Çifti kishte përzgjedhur veshje me ngjyra, ashtu që e gjithë vëmendja të ishte tek ata. Superylli i Juventusit ishte veshur me kostum me ngjyrë të kuqe të çelët, ndërsa modelja me fustan të kaltër.
Gjatë parakalimit në tepihun e kuq në Sevilla të Spanjës, 25-vjeçarja është kujdesur që të vë në pah linjat trupore, për të cilat është angazhuar shumë në palestër në muajt e fundit.
Bukuroshja ia ka arritur qëllimit për të shfaqur figurën trupore me fustanin që ishte i hapur në pjesën e kofshës.
“Spektakli nisi me dashuri”, është përshkrimi që ia ka vënë njërës prej fotografive që Ronaldo e ka publikuar në Twitter.
Falë kësaj dukjeje, mediat rozë kanë shkruar se ka qenë Georgina ajo që e ka vjedhur spektaklin gjatë parakalimit në tepihun e kuq në edicionin e sivjetmë të MTV EMA Europe Awards. /Telegrafi/
The Show started with Love💏 pic.twitter.com/FCz9LiDICM
— Cristiano Ronaldo (@Cristiano) November 3, 2019