Telegrafi

Georgievski: Politika bullgare është krejtësisht joparimore ndaj Zaevit

Ish-Kryeministri Ljubço Georgievski në kolumën e tij të botuar për “BGNES” thekson se udhëheqësit politikë dhe shtetërorë bullgarë udhëheqin krejtësisht një politikë jo parimore ndaj kryeministrin të Maqedonisë, Zoran Zaev, lidhur me deklaratën e tij të fundit se kryengritja Ilinden është maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai tha se personalisht u përpoq në Maqedoni për një periudhë prej tre dekadash për të sjell një qëndrim të ri ndaj politikës bullgare, por gjithashtu të inicioj edhe një lexim të ri të historisë maqedonase për lidhjet me popullin bullgar.

“Në ato 28 vjet kritikë më shumë më ishin shënjestëruar drejtë mitologjisë maqedonase, gënjeshtrave dhe fobitë historike maqedonase. Në këtë kuptim mund të thirrem në kontributin tim personal në një pjesë të caktuar të shtetasve të Maqedonisë për të ndryshuar mendimin e tyre dhe pa paragjykime për të parë fqinjët tanë bullgarë. Pikërisht për këtë tani i jap vetes të drejtën për të kritikuar seriozisht politikën bullgare të Republikës së Maqedonisë. Unë jam dëshmitar i një politike krejtësisht jo-parimore, të vendosur në periudhën e kaluar nga miqtë tanë nga vendet lindore”, thekson Georgievski.

Sipas tij, kjo ndodh kur një “politikan pragmatik, një njeri i cili me lehtësi nënshkrua një marrëveshje të miqësisë me Bullgarinë, i cili vazhdimisht jep mesazhe pozitive se ai dëshiron të jetë miq me Bullgarinë, duke bërë hapa të guximshëm në këtë qëllim.

Ai shton se nëse e humbin Zaevin si mik, një person të dytë do ta presin dy ose tre dekada. /Telegrafi/