Site icon Telegrafi

Georgievski: OBRM-PDUKM-ja është futur në konflikt me partitë shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kryetari i OBRM-Popullore, Ljupço Georgievski, në një emision në TV Telma deklaroi se OBRM-PDUKM-ja është futur në konfrontime me partitë shqiptare dhe bashkësinë ndërkombëtare. Ai tha se në qeverisjen e tyre, OBRM-PDUKM-ja e ka mbrojtur Maqedoninë në mënyrë më të kulturuar, për dallim nga sot, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai theksoi se inçizimet nga e “enjtja e përgjakshme” i ka shikuar disa herë, por ka njohur vetëm disa persona. Georgievski tha se të gjithë në njëfarë mënyre kanë ndihmuar në “instalimin” e kryetarit të OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski.

“Unë e marr fajin tim, megjithatë këtë duhet ta bëjnë edhe tjerët”, tha ai.

Georgievski u shpreh se ndjen keqardhje për atmosferën që OBRM-PDUKM-ja ka krijuar në tre muajt e fundit./Telegrafi/

Exit mobile version