Ish-kryeministri Ljubço Georgievski pret që në këto zgjedhje, Koalicioni ”OBRM për Maqedoninë” të fitojë 15 deri 25 vende në përbërjen e re të parlamentit që duhet të del pas zgjedhjeve të 11 dhjetorit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Ai thotë se me këtë numër deputetësh do të mund që të përcaktojë drejtimin politik të Maqedonisë, duke shtuar se në këto zgjedhje qytetarëve të Maqedonisë u duhet një luftë për demokraci, që sipas tij, mund të sigurohet nga mundësia e tretë për votim.
Sipas tij, LSDM-ja dhe OBRM-PDUKM-ja ofrojnë kandidatë për kryeministra që janë nën hetime dhe kjo nuk do të thotë stabilitet për Maqedoninë, prandaj konsideron se vendi ka nevojë për baraspeshim të forcave./Telegrafi/