Site icon Telegrafi

Georgievski: Koalicioni “OBRM për Maqedoninë” do të jetë surpriza më e madhe

Koalicioni “OBRM për Maqedoninë” sot ka pasur takim me qytetarët e Strugës, para të cilëve kanë promovuar platformën zgjedhore dhe kanë hapur shtab zgjedhor, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Lideri i OBRM-Popullore, Ljupço Georgievski, para struganëve promovoi idenë që çdo fshat të jetë komunë, sistem i cili sipasi tij, ekziston në çdo vend të Bashkimit Evropian.

Duke ju bërë thirrje struganëve të votojnë për koalicionin “OBRM për Maqedoninë”, në të cilën bartës liste në njësinë e 5 zgjedhore është Ljube Boshkovski, tha se këtu koalicioni i tyre do të jetë surpriza më e madhe./Telegrafi/

Exit mobile version